Selimi: Serbia dhe ISIS’i kërcënimet më të mëdha për Kosovën (Video)

Kosova

Selimi: Serbia dhe ISIS’i kërcënimet më të mëdha për Kosovën (Video)

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 20:09

Anëtari i Komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi, i ka thënë televizionit Rrokum përmes telefonit se arrestimet e djeshme vinë si rezultat i punës së mirë të policisë dhe bashkëpunimit të qytetarëve. Por sipas tij ISIS dhe Serbia mbeten kërcënimet më të mëdha ndaj vendit, dhe për këtë shteti është në dijeni, andaj duhet me qenë më i gatshëm për të parandaluar rrezikun. “Në vazhdimësi Kosova po rrezikohet nga Serbia dhe nga ISIS’i ose nga ekstremizmi islamik fetar. Këto rreziqe ne i kemi në prag, këto rreziqe i kemi kudo. Ana e mirë e saj është që nuk kemi fort nevojë të kërkojmë shumë për t’i zbuluar sepse i kemi të zbuluara. E kur ne i kemi të zbuluara ne duhet të veprojmë menjëherë. Ana e keqe e medaljes është që këto janë armiq të këqinj, që nuk atakojnë thjeshtë sedimente të caktuara ose elemente të caktuara por atakojnë shtetin e Kosovës”, tha Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat