Jahjaga sot në Tiranë

Kosova

Jahjaga sot në Tiranë

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 07:04

Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga sot do të jetë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Presidentja Jahjaga do të mbërrijë në Presidencë në orën 10:00, kohë kur do të organizohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.

Më pas do të ketë një takim të përbashkët me presidentin Nishani pa praninë e medias; ndërkohë që delegacionet do të kenë një takim në orën 10:30. Në orën 11:20 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

"Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga," thuhet në njoftimin e Presidencës.

Zonja Jahjaga pritet të takohet edhe me kryeministrin Rama, me kreun e Parlamentit Meta dhe me liderin e opozitës Basha, por ende nuk janë caktuar oraret zyrtare të këtyre takimeve.

Agjenda në Presidencë

Ora 10:00 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Presidencë

Ora 10: 30 Takimi Tet a Tet(Jahjaga-Nishani)

Ora 10:30-Takimi midis dy delegacioneve.

Ora 11:20 -Konferencë e përbashkët për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat