Haradinaj: Shkoni me votu në Medvegjë

Kosova

Haradinaj: Shkoni me votu në Medvegjë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 13:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar një delegacion të përfaqësuesve politikë të Medvegjes, e cila do të organizojë zgjedhje këtë të diel. Është biseduar për aktualitetin politik, dhe për problemet në prag të këtyre zgjedhjeve.

Mesazhi kryesor që ka dalë nga takimi, është se obligimi më i rëndësishëm qytetar për të gjithë banorët e Medvegjës, duke përfshirë edhe ata që aktualisht jetojnë në Kosovë, është pjesëmarrja në votimet e së dielës.

Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhjet komunale në Medvegjë, nënkupton përcaktim për më shumë hise politike të shqiptarëve në pushtetin e kësaj komune, që do të dalë nga zgjedhjet e së dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat