​Jahjaga vazhdon vizitën në Shqipëri (Foto)

Kosova

​Jahjaga vazhdon vizitën në Shqipëri (Foto)

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 18:24

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, vuri kurorë lulesh pranë monumentit "Nënë Shqipëri" dhe më pas edhe një kurorë me lule pranë bustit të heroit të Kosovës, komandantit legjendar Adem Jashari që ndodhet në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, presidentja bëri vizitë edhe në Bunker Art, e shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Jahjaga pas kësaj qëndroi në qytetin e Beratit, ku, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sina, vizitoi Muzeumin Ikonografik "Onufri".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat