Bajrami: Ndërtimi i shtetit ligjor kusht për një shtet demokratik

Kosova

Bajrami: Ndërtimi i shtetit ligjor kusht për një shtet demokratik

Më: 30 tetor 2015 Në ora: 14:49

Shteti ligjor është kusht pa të cilin nuk mund të ekzistojnë dhe as funksionojë një shtet i cili aspiron të jetë demokratik. Andaj Universitet Publike duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi debateve të cilat kanë për temë funksionimin e shtetit ligjor.

Kështu ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në një konferencë të organizuar nga Kolegji AAB me temën "Funksionimi i shtetit juridik në Evropën Juglindore".

Bajrami tha se pas pavarësimit të shtetit të Kosovës asgjë nuk është më e rëndësishme se sa ndërtimi i një shteti të qëndrueshëm e të bazuar në vlerat ligjore.

Bajrami: Pas pavarësisë ndërtimi i shtetit ligjor më i rëndësishmi

“Tema qe ju sot keni përzgjedhur është temë kyçe, e një shteti të ri siç është Republika e Kosovës, sepse ndërtimi i një shtetit ligjorë nuk është mos zgjidhe por është kusht pa të cilin nuk mund të ekzistoj një shtet demokratik...Pas pavarësisë nuk ka proces më të rëndësishëm ne Kosovës se shtet ndërtimi, apo ndërtimi i një shteti të qëndrueshëm të bazuar në besimin evlerave të një shteti ligjor”, tha Bajrami.

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Hajredin Kuçi tha që një konferencë si kjo është një mundësi e mirë e sidomos kur bëhet fjalë për funksionin e shtetit ligjor.

Kuçi tha se Kosova dhe vendet e rajonit përveç ngjashmërive në aspektin gjeografik, dhe historik të përbashkët e kanë edhe synimin për integrime në Unionin Evropian.

Ai gjithashtu tha se specifikat e Kosovës dhe vendeve të rajoni kanë të bëjnë me integrimin ndërkombëtare edhe pse në pozicione të ndryshme disa shtete ende kanë telashe në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar. Kuçi ka shprehur gatishmërinë që në fushën e sistemit të drejtësisë të ketë bashkëpunim mevendet e rajonit duke përfshirë këtu Serbinë dhe Bosnjën.

Kuçi:Synim i përbashkët i vendeve të rajonit, integrimi në Unionin Evropian

“Kemi një synim për të ardhmen për integrim në Union Evropian që do të kërkohet më shumë apo më pak kritere të njëjta në veçanti në fushën e sistemit juridik. Kemi edhe specifika...kemi të bëjmë me integrimin ndërkombëtarë ngase kemi pozicione të ndryshme disa shtete ende kemi telashe me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar edhe pse unë do ta quaja kështu, që unë mund ta quaj krim ose ka krim multi etnik, por nuk ka bashkëpunim multi institucional, për luftimin e atij krimi multi etnik, këtu në veçanti e kammendjen me shtetin fqinjë me Serbinë nganjëherë edhe me Bosnjën edhe me të tjerët. Gatishmërinë që të kemi bashkëpunim të plotë me gjitha vendet e rajonit përfshirë edhe këto dy vende”, tha Kuçi.

Ndërsa, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa shpreson që konferenca me temën"Funksionimi i shtetit juridik në Evropën Juglindore", të i shërbejë Kosovës dhe vendeve të rajonit në ngritjen e kapaciteteve të tyre në funksionimin e një shteti ligjor.

Tafa thotë kjo temë sa është aktuale, aq është edhe sfiduese për vendet e rajoni pasi se siç thotë ai këto vende kanë një demokraci të re dhe institucione të brishta duke i theksuar ato të sistemit të drejtësisë.

Tafa: Vendet e rajonit me demokraci të re dhe me institucione të brishta

“Shkenca përbën faktorin bazë tejet të nevojshëm për të përballuar sfida të mëdha që na presin në një botë globale. Kjo komponentë është e domosdoshme për aspiratat tona si shtet drejt Evropës ku ne si shoqëri synojmë ta kemi një ta kemi nj vend me dinjitet...Është një temë shumë aktuale, po shumë sfiduese sidomos për shtete e rajonit tonë me demokraci të reja dhe me institucionet e brishta sidomos të sferës së drejtësisë. Unë shpresoj shumë se rezultatet e kësaj konference do t’i shërbejnë pikërisht vendeve tona me ngritjen e kapaciteteve të tyre me ngritjen e kapaciteteve të tyre në funksionimin e shtetit ligjor”, tha Tafa.

Në këtë konferencë ku i pranishëm ishte edhe ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari, u tha se gjyqësori i në Maqedoni nuk është i pavarur, dhe se ai është nën ndikim të grupeve biznisore.

Ai madje tha se në Maqedoni janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore, ku sipas tij në një mënyrë ato kanë karakter etnik.

Jashari: Gjyqësori në Maqedoni nuk është i pavarur

“Gjyqësori në Republikën e Maqedonisë për fat të keq nuk është i pavarur, dhe është nën ndikimin e politikës dhe grupeve të ndryshme biznisore. Këtë që e them këtu e përsëris edhe një herë e kam thënë edhe publikisht se cilat kanë qenë arsyet e një deklarate të tillë...Të gjithë ju jeni të informuar që në Maqedoni janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore që në një far mënyre kisha thënë se kanë karakter etnik”, tha Jashari.

Në këtë konferencë të mbajtur në ambientet e Kolegjit AAB të pranishëm kanë qenë edhe profesor të ndryshëm të universiteteve të Evropës Juglindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat