Ilir Deda merr pjesë në seancën për MSA-në

Kosova

Ilir Deda merr pjesë në seancën për MSA-në

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 09:55

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Ilir Deda ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet ratifkimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit dhe Evropian gjatë javës së kaluar në Strasburg.

Ndryshe, tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të premten kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e parlamentit kur do të ratifikohet MSA-ja, por as nuk do ta bllokojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat