Beqiri: Të jemi evropian jo vetëm me fjalë por edhe me punë

Kosova

Beqiri: Të jemi evropian jo vetëm me fjalë por edhe me punë

Nga: Arben Sylejmani Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 11:09

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri tha se nënshkrimi i MSA-së është gurthemel i shtetit tonë por të qenit anëtar i BE-së do të thotë që duhet të sillemi si evropian.

Ai tha se përveç përfitimeve ekonomike, Kosova duhet të sillet dhe t’i zbatojë obligimet që përcaktohen nga BE-ja.

Beqiri tha se me MSA do të ketë ndikim në rritjen e investimeve të huaja direkte.

"Seanca e sotme është shumë e veçantë në Kuvendin e Kosovës. MSA në mes së Republikës së Kosovës dhe BE-së paraqet ngjarjen më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë. Procesi i stabilizim i asociimit është politik e BE-së me qëllim të hapjes së dyerve për anëtarësim të shteteve të BE-së"./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat