Konjufca: MSA si rezultat i nënshtrimit të Kosovës ndaj Serbisë

Kosova

Konjufca: MSA si rezultat i nënshtrimit të Kosovës ndaj Serbisë

Nga: Arben Sylejmani Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 11:23

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se nënshkrimi i MSA-së është hap i mirë për Kosovën, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se Kosova ka zhdukur krimin dhe korrupsionin, por si rezultat i nënshtrimit të Kosovës ndaj Serbisë.

“Natyrisht që kur një vend ka synim mu anëtarësua në BE është pozitiv dhe si i tillë është për tu përshëndetur , por problemi i parë është se ma çfarë statusi po e nënshkruar Kosova këtë marrëveshje. MSA me BE po e nënshkruan një marrëveshje me nj status të kontestuar më Fusnotë. Fusnota është një marrëveshje e arritur me Serbinë dhe fusnota thotë se për Kosovën vlen edhe rezoluta 1244 edhe mendimi i GJND-së. Pra fusnota e ka dëmtuar procesin e sovranitetit të Kosovës sepse e venë Kosovën si një çështje të pazgjidhur në rajon. Dhe Kosova tash po miraton legjislacion me termi Kosovë dhe fusnotë nga marrëveshja me Serbinë.”, ka thënë Konjufca./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat