Agim Aliu: Miratimi i MSA-së vulos të ardhmen evropiane për Kosovën

Kosova

Agim Aliu: Miratimi i MSA-së vulos të ardhmen evropiane për Kosovën

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 08:19

Pas miratimit të MSA-së deputeti i Parlamentit të Kosovës Agim Aliu ka urua të gjithë qytetarët .Pas miratimit të MSA-së, edhe Kosova ka një perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në BE, po aq të njëjtë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor,ka thënë Aliu.

Urimin e plotë të të deputetit Agim Aliu mund ta lexoni në vazhdim.

Të nderuar qytetarë!,
Më lejoni të ju urojë të gjithëve miratimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit, e cila padyshim që ka një peshë të madhe për shtetin tonë.

Pas një rruge të gjatë dhe të mundimshme që po kalon vendi ynë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, erdhi edhe një lajm historik për shtetin tonë, e ai është nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asocimit. Pas miratimit të MSA-së, edhe Kosova ka një perspektivë të qartë drejt anëtarësimit në BE, po aq të njëjtë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Rëndësia e MSA-së padyshim që është e madhe, si nga ajo politike, por në theks të veçante ajo ekonomike.
Rëndësia politike e MSA-së qëndron në atë se më nënshkrimin e saj nga Republika e Kosovës dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër, u bë themelimi i marrëdhënieve kontraktuale Kosovë – BE, që është njëherit hap i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE.

MSA si traktat ndërkombëtar që parasheh realizmin e perspektivës evropiane të Kosovës duke u përafruar në të gjitha segmentet më Bashkimin Evropian konform me Kriteret e Kopenhagës, e që përmbushja e këtyre kritereve normalisht nënkupton edhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE.

Kjo marrëveshje parasheh edhe krijimin e fqinjësisë së mirë, e ne fokus me Serbinë, gjë që shteti ynë gjithmonë ka qenë i gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve në mes shteteve tona . Kur jemi këtu, MSA njeh komplet territorin e Republikës së Kosovës dhe si e tillë duhet të zbatohet në tërë vendin. E që një fakt tjetër rreth kësaj është se MSA e Serbisë nuk aplikohet në territorin e Kosovës

Te rëndësia ekonomike e MSA-së, padyshim që është duke filluar nga liberalizimi i tregut me BE, e që kjo në fakt obligon prodhuesit tanë që të rrisin kualitetin e produkteve, sepse konkurrueshmëria në BE është jashtëzakonisht e madhe, gjithashtu do të afrohen çmime më të lira. Të gjitha produktet industriale dhe bujqësore, përjashtimisht mishit dhe sheqerit , të Kosovës do të eksportohen në vendet e BE-së pa asnjë tarifë doganore. Por një gjë e qe duhet përshëndetur është se Kosova do të mbrojë një numër të produkteve bujqësore( qumështi, gruri, birra, uji etj.) dhe produkteve industriale (plastika, çeliku, çimentoja) nga importi me periudhe kohore 5, 7 dhe 10 vite. Investimet e huaja të cilat janë një ndër prioritet e zhvillimit ekonomik të Kosovës, pa dyshim që do të këtë ndikim në rritjen e investimeve nga shtet e BE-së dhe më gjerë, sepse tanimë kem një argument të fuqishëm se shteti ynë ka nënshkruar një marrëveshje me kontraktuale siç është Bashkimi Evropian.

Zërat se MSA- e Kosovës nuk është e njëjtë me vendet tjera nënshkruese, nuk qëndron, sepse MSA-ja e shtetit tonë është identike me ato të vendeve të rajonit, ku përjashtimisht disa ndryshimeve shumë të vogla që aspak nuk e zbehin rëndësinë e saj. MSA e trajton Kosovën si shtet, sepse Bashkimi Evropian lidhë traktate vetëm me shtete e baza ligjore e kësaj qëndron tek Traktati i Lisbonës që në kapitujt e saj për marrëveshjet thotë që shtetet janë ato që lidhin marrëveshje ndërkombëtare.

Fusnota e cila po përmendet për MSA-në qëndron në atë së 5 vendet e Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, andaj kjo është e përkohshme sepse besojmë shumë në njohën e shtetit tonë edhe nga këto 5 vende të tjera. Por nuk duhet harruar faktin së asnjëra nga këto shtete nuk e kanë penguar rrugëtimin e Kosovës drejt BE-se, përkundrazi kanë dhënë mbështetje Kosovës në perspektivën evropiane.

MSA-ja pra është çelësi për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, por kjo është vetëm fillimi, ngase na presin edhe shumë punë të tjera deri në realizmin e ëndrrës sonë evropiane. Institucionet e Kosovës pa dyshim qe kanë barrën me te madhe të këtij procesi, por më mbështetjen edhe te gjithëve faktorëve tjerë e veçmas të popullit Kosovës, kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme pa dyshim që do të konkretizohet me anëtarësimin e Kosovës ne Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat