Spahiu: Mos miratimi i MSA-se nga opozita, nuk paraqet pasoja për vendin

Kosova

Spahiu: Mos miratimi i MSA-se nga opozita, nuk paraqet pasoja për vendin

Nga: Arben Sylejmani Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 11:28

Për analistin Nexhmedin Spahiu, mos miratimi i MSA-së nga ana e partive opozitare nuk paraqet pasoja negative për vendin.

Ai thotë se në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ka parti politike të përfaqësuara në parlamente që janë kundër BE-së.

“Po mendoj kjo qasja e ndryshme është vlerë e Bashkimit Evropian, kështu që nuk është ajo diqka që mund të ketë pasoja. Me rëndësi është që Kosova e ka miratuar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim”, tha Spahiu për “Bota sot”.

Sipas tij, opozita dje e nuk e ka miratuar MSA-në për faktin se aty kërkohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve me Serbinë.

“Opozita po mendoj se dje ka treguar se është për integrimin në BE, dhe nuk e ka penguar atë, mirëpo thjesht nuk e ka votuar për arsyen e pikave aty ku thuhet se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet me Serbinë”.

Sipas Spahiut, po të kishte miratuar opozita këtë marrëveshje, atëherë do të kishte rënë në kundërshtim me vetveten./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat