Thaçi: Konferenca e Përgjithshme aprovoj pikën e Kosovës për UNESCO

Kosova

Thaçi: Konferenca e Përgjithshme aprovoj pikën e Kosovës për UNESCO

Nga: H.O. Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 12:14

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaqi thotë se Serbia po mundohet me cdo kushtë të anuloj anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, mirëpo ai është informuar se tashmë pika për Kosovën është aprovuar nga Konferenca e Përgjithshme.

“Këto ditë Serbia po tenton me çdo grackë procedurale ta anulojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Sapo mora vesh se Konferenca e Përgjithshme e aprovoi para pak minutash axhendën në tërësi, me pikën për Kosovën - përkundër kërkeses serbe që kërkesa e Kosovës të hiqet nga axhenda. HTH”, shkruan Thaqi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat