Sahatçiu shpreson që MSA-ja t’i hapë rrugë punës në Kuvend

Kosova

Sahatçiu shpreson që MSA-ja t’i hapë rrugë punës në Kuvend

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 13:59

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatçiu ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asocimit do të ndikimin pozitiv dhe do të hapë mundësi të reformave në vend.

Ajo në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane tha se integrimi ka qenë fushë që nuk ka pasur opozitë dhe shpreson kjo do të hapë rrugë për vazhdimin e punës në Kuvend.

“MSA do të hap mundësi të reformave në vend. Komisioni për MSA do të analizojë ligjet si dhe të mbikëqyr reformat. Shpresoj se ky dokument do të ketë ndikim pozitiv që të sjellë edhe opozitën në Kuvend. Integrimi ka qenë fushë që nuk kemi pas opozitë dhe shpresojë se kjo do të hap rrugë për vazhdimin e punës në Kuvend”, ka thënë Sahatçiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat