Propaganda dhe mashtrimet serbe duhet të marrin përgjigjen botërore!

Kosova

Propaganda dhe mashtrimet serbe duhet të marrin përgjigjen botërore!

Nga: Mimozë Lakna Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 18:31

Derisa në Paris, ka filluar punimet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila do të zgjasë deri më 18 nëntor 2015, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, po vazhdojnë lobimin e tyre për pranimin e Kosovës në këtë institucion. Njëkohësisht po vazhdojnë përpjekjet për t’ju kundërvënë lobimit serb kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
9 nëntori do të jetë dita kur do të bëhet votimi për rekomandimin e Bordit Ekzekutiv të kësaj Organizate rreth pranimit të plotë të Kosovës.
Por, shqiptarët më shumë se sa në politikë do të duhej të mbështeteshin në argumentet shkencore, sepse serbët nuk kanë asnjë argument shkencor, e gjithë pasuria e Kosovës është trashëgimi botërore, më shumë se sa ajo e zbuluara ajo që pret të zbulohet. Ndërsa, monumentet serbe nëpërmjet të cilave po propagandon Serbia duhet t’ia dëshmojë botës se bëhet fjalë për monumente të ndërtuara nga paraardhësit e shqiptarëve arbrit dhe ilirët dhe të ruajtura me fanatizëm deri vonë nga vetë shqiptarët. madje mysliman.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat