Deda: MSA mund ta kthejë në fitore dialogun me Serbinë

Kosova

Deda: MSA mund ta kthejë në fitore dialogun me Serbinë

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 21:34

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, thotë se ai nuk e kupton se pse kolegët e tij opozitarë nuk qëndruan në seancë për ta votuar ratifikimin e MSA’së.
Ai ka thënë se MSA mund të kthehet në fitore në dialogu me Serbinë.

“Unë nuk e di pse liderët e opozitës kanë vendosur ta marrin atë veprim. I kemi dëgjuar arsyetimet për shkak të dialogut me Serbinë dhe për shkak të fusnotës. Dialogu me Serbinë mund të kthehet në fitore me MSA’në ndërsa fusnota bëhet me pak e rëndësishme me ligjin për ratifikimin e MSA’së. Të gjithë ne që jemi opozitë duhet të japim përgjegjësi”, ka thënë Deda në emisionin “Zona B” të KK.

Deda: Inicimin për dialog duhet ta bëjë pozita

Ilir Deda është shprehur se për të dalë nga kjo situatë duhet të realizohet një tryezë politike që sipas tij duhet ta iniciojë Qeveria.

“Duhet dikush ta iniciojë këtë dialog, e inicimi duhet ti takojë Qeverisë, sepse janë pushtet e janë shumicë”.

Deda është shprehur se qytetarët e Kosovës kanë edhe shumë telashe të tjera por ato duhet të vijnë në rradhë pas konsensusit për dalje nga kriza politike.

“Populli jonë jeton në kushte të tmerrshme, edhe mendimi i tyre përditshmëria e tyre është e reduktuar në mbijetesë”.

“Për atë arsye edhe çështjet sociale janë kyçe për shumicën e tyre dhe duhet të bëhen kyçe edhe për gjithë faktorin politik, por pas arritjes së konsensusit për daljen nga kriza politike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat