Historianët: Serbia po e humbet betejën për UNESCO

Kosova

Historianët: Serbia po e humbet betejën për UNESCO

Më: 4 nëntor 2015 Në ora: 08:07

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) të martën i ka nisur punimet dhe ka aprovuar agjendën në tërësi. Pjes e saj është edhe kërkesa për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Historianët Bujar Dugolli dhe Frashër Demaj kanë shprehur optimizëm se Kosova do të bëhet pjesë e UNESCO-s dhe , sipas tyre , Serbia është duke bërë përpjekje të kota për ta penguar këtë rrugëtim.

Pranimi i Kosovës në këtë organizatë pritet të hidhet në votim më 9 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat