​Kosova e meriton të jetë anëtare e UNESCO-s (Foto + Video)

Kosova

​Kosova e meriton të jetë anëtare e UNESCO-s (Foto + Video)

Më: 4 nëntor 2015 Në ora: 11:04

(E plotësuar) Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës besojnë se me 9 nëntor Kosova do të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Kosova është e gatshme, e meriton dhe duhet të jetë anëtare e UNESCO-së. Kreu i Qeverisë, bashkë me ministrin e Arsimit kanë prezantuar përfitimet e Kosovës në fushën e arsimit me pranimin në UNESCO.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa theksoi se Kosova ka çka t’i ofrojë UNECO-s, edhe në pikëpamje të së kaluarës, por edhe mund të dëshmojë më së miri se etja dhe nevoja për arsim dhe shkencë e ka mundur okupimin klasik të popullit të Kosovës.

Sipas kreut të ekzekutivit, Kosova, ka nevojë të jetë në UNESCO, sepse i duhet partneritet për sfidat e kohës. Mustafa përmendi edhe arsyen kryesore pse, Kosova duhet të jetë anëtare e kësaj organizate.

Mustafa: Kosova beson në vlerat e UNESCO-s

“Një prej arsyeve madhore pse Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s është sepse ajo ndanë dhe beson në vlerat e kësaj organizate. Janë këto vlera të kulturës, vlera të arsimit, vlera të shkencës, vlera të komunikimit, të orientuara në ndërtimin e paqes dhe barazisë ndërmjet njerëzve, bashkëpunimit dhe dialogut ndërkulturor në përgjithësi”, tha Mustafa.

I pari i Qeverisë, shtoi se e habit fakti se si Serbia nuk mori mend nga diskriminimi i popullit të Kosovës, e as nuk u vetëdijesua nga veprimet e saj dhe të forcave të saj ushtarake dhe paramilitare të cilat organizuan dhe shkaktuan eksodin e mbi një milion banorëve dhe qytetarëve nga Kosova.

Madje, sipas Mustafës, Serbia i jep të drejtë vetes që të tentoëj të lobojë në gjithë globin për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Mustafa: Serbia ka nevojë të vetëdijesohet

“Serbia nuk kërkon asgjë më pak se sa diskriminimin e qytetarëve tanë, diskriminimin e qytetarëve të një vendi të pavarur dhe jo vetëm shqiptarëve, por edhe të serbëve, boshnjakëve, romëve, turqve, ashkalinjëve dhe të egjiptasve, sepse ata janë qytetarë tanë dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e një agjencioni të OKB-së...Unë konsideroj se Serbia ka nevojë të vetëdijesohet sepse një shteti i cili nuk është i vetëdijshëm për veprat dhe krimet e tij në të kaluarën, nuk ka të drejt të vendos për fatin e shtetit tjetër, për fatin e njerëzve që kërkojnë dije, paqe, siguri dhe këta njerëz janë njerëz të Kosovës”, theksoi Mustafa.

Kryeministri Mustafa, duke iu referuar fjalorit të qeveritarëve serbë dhe të atyre të kishës, tha se këtë çështje e kanë diskutuar edhe me Bruksel, derisa, e ka quajtur fjalor të papranueshëm dhe është vazhdimësi e fjalorit i cili ka pasur për pasojë shkatërrimin dhe luftën.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka shpa losur përfitimet që do t’i ketë Kosova në fushën e arsimit me anëtarësimin e saj në UNESCO. Sipas tij, anëtarësimi në UNESCO, do t’i ndihmoj Kosovës që të forcoi lidhjet intelektuale me botën dhe zhvillimin e politikave arsimore.

Bajrami: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO ndihmon Kosovën në zbatimin e politikave


“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, ofron mundësitë e bashkëpunimit për gjithë këtë zinxhir me vendet tjera, dhe është një shtytje për të krijuar një standard të krahasueshëm. Bashkëpunimi është i larmishëm dhe i paskajshëm, që nga fillet e edukimit, do të thotë, nga edukimi parashkollor, edukimi fillor, edukimi i mesëm, arsimi i lartë, e deri te kërkimi shkencor. Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ndihmojë Kosovën në formulimin dhe zbatimin e politikave arsimore, duke përforcuar kapacitetet edukative dhe ato shkencore. Aktualisht, Kosova ka gjithashtu një nevojë në rritje për një gamë të gjerë të politikave relevante të statistikave të besueshme, kryesisht në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë”, tha Bajrami.

Mungesa e statistikave të verifikuara nga UNESCO në këto fusha, e bën shumë të vështirë për institucionet qeveritare dhe akademike në Kosovë të sigurojnë analizat krahasuese të domosdoshme për reformat arsimore.

Bajrami theksoi se në rrafshin praktik, në shkencë, kulturë dhe arsim, UNESCO mbulon mbi 70 programe të ndryshme, në të cilën Kosova do të mund të merrte pjesë, që në vitin e parë pas anëtarësimit në UNESCO.

Kosova deri më sot, sipas ministrit Bajrami, ka humb mundësinë për të përfituar miliona dollarë asistencë nga Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit, i cili punon në të dhënat e ofruara nga Instituti i Statistikave të UNESCO-s, i cili as sot nuk mbledh të dhëna në Kosovë.

​Mustafa: Serbia ende se ka kuptuar diskriminimin që u ka bërë qytetarëve tanë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, e ka përsëritur dhe njëherë faktin se Kosova e meriton dhe duhet të jetë anëtare e UNESCO-së.

Në një konferencë për media bashkë me ministrin e Arsimit Arsim Bajrami, Mustafa tha se Kosova duhet të jetë pjesë e kësaj organizate pasi ndanë vlerat e njëjta me të, si në arsim, kulturë e tjera.

Mustafa tha se fjalori i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është i papranueshëm. Ai beson që shtetet që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës do ta përkrahin edhe anëtarësimin në UNESCO.

Kreu i Qeverisë tha se Serbia ende nuk e ka kuptuar diskriminimin që ka bërë ndaj qytetarëve të Kosovës, prandaj merr guximin që të loboj në mbarë botën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Ndërsa ministri i Arsimit Arsim Bajrami tha se Kosova do të ketë shumë përfitime në fushën e arsimit me anëtarësimin në UNESCO.

Bajrami tha se Kosova ka nevojë për ndihme dhe reforma në arsim dhe UNESCO mund t'i ofroj ndihmë Kosovës në këtë drejtim.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami në konferencën e përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa, ka folur rreth dobisë që ka anëtarësimi i Kosovës në UNESCO.

“Bashkëpunimi ndërkombëtarë është themelor për Kosovën. Qasja në UNESCO është themelore për Kosovën dhe për të forcuar lidhjet intelektuale me botën. Anëtarësimi I Kosovës në UNESCO është mundësi që ti ndihmojë Kosovës në politika arsimore dhe zhvillimore”, ka thënë Bajrami.

Ai ka shtuar se sistemi i arsimit të lart është përshtat me sisteminn e Bolonjës.

“Përfitimet që do ti ketë Kosova nga UNESCO do të jenë 70 programe të ndryshme aksiome, do të ndihmojë në cilësinë e kutikulave dhe trajtimin e mësimdhënësve, do të ketë bashkëpunim mes nivelit të ultë, të mesëm dhe të lartë. Kosova ka nevojë për reforma dhe me këtë merret UNESCO”, tha Bajrami.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat