Pacolli: Lobimi, diplomacia ka shumë lojë brenda dhe jo vetëm demonstrim fuqie

Kosova

Pacolli: Lobimi, diplomacia ka shumë lojë brenda dhe jo vetëm demonstrim fuqie

Më: 5 nëntor 2015 Në ora: 10:41

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se të gjithë duhet të përkushtohen për lobim që Kosova të pranohet në UNESCO dhe se postimi i tij i mëhershëm ka qenë në kuadër të diplomacisë.

“Lobimi, diplomacia ka shumë lojë brenda dhe jo vetëm demonstrim fuqie.

Postimi im i mëhershëm ishte pjesë e diplomacisë! Ai nuk ishte thjesht fotografim i çastit i një momenti lobimi, Vërejtja ime ishte ftesë për mobilizim, ishte shumëçka,” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se Kosova i ka të gjitha shanset që të pranohet në UNESCO me angazhimin e të gjithëve.

“Kosova i ka gjithë shanset nëse në favor të qëllimit tonë mobilizohen të gjithë burimet njerëzore të saj, njerëzit me ndikim, miqtë tanë perëndimorë. Lobimi duhet bërë në çdo çast, pa ndaluar asnjë moment, pa nënvleftësuar kundërshtarin, deri në votimin e suksesshëm Pro Kosovës në UNESCO!” ka përfunduar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat