Me 9 nëntor votohet për Kosovën në UNESCO

Kosova

Me 9 nëntor votohet për Kosovën në UNESCO

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 11:48

Zëvendëskryeministri dhe ministri Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka njoftuar se të hënë do të votohet për pranimin e Kosovës në UNESCO nga Asambleja e Përgjithshme.

Thaçi ka thënë se ka pasur përpjekjeve të Serbisë për shtyrjen e datës së votimit për 13 nëntor.

“Edhe një fitore e vogël por e rëndësishme procedurale sot në UNESCO. Tentativa serbe që votimi të shtyhet me 13 nëntor, kur edhe shumë shtete e lëshojnë Parisin, nuk pati sukses. Votimi u konfirmua për të hënën. ”, ka shkruar Thaçi në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat