Deputeti Bardhyl Meta numëron sukseset e Qeverisë Mustafa

Kosova

Deputeti Bardhyl Meta numëron sukseset e Qeverisë Mustafa

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 14:27

Në më pak se 1 vit qeverisje, sipas deputetit të LDK-së Bardhyl Meta, Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, ka arritur të bëjë hapa të jashtëzakonshëm.

Meta ka renditur të arriturat e kësaj qeverie, duke përmendur këtu edhe nënshkrimin e MSA-së, premtimin për liberalizim të vizave, kodin telefonik, dhe të tjera.

Më poshtë lista e sukseseve të Qeverisë Mustafa, e përpiluar nga deputeti Meta:

Dy Fjale për 11 Muajt e Qeverise Mustafa:

– Eshtë nënshkruar MSA! MSA është një hap kryesor në rrugën e Kosovës drejt BE.

– Hahn: Kosova këtë vit do të ketë rekomandim pozitiv për vizat!

– Kosova, brenda disa javesh, do te zyrtarizoje Kodin e saj telefonik! ARKEP anetaresohet ne ITU, kurse kodet telefonike egzistuese – 381; 377; dhe 386 kalojne ne kodin tone te ardhshem shteterore 383!

– Sot, pas 16 vitesh, fillon pagesa e Pensioneve të Invalidëve dhe veteranëve të luftës!

– Ndihmat Sociale kane pesuar nje ngritje pre 25%!

– Fondi i skemes pensionale rritet per 23 milion euro – Nga 1 Janari, Pensionistët kontributdhënës, do të gëzojnë pensione të dinjitetshme!

– Zeri Buchetor, per “Pagat ne sektorin publik” është rritur per 30 milion, qe ka reflektur per ngritje te pagave nga 4 – 20% ne raste te caktuara – sipas pervojes se punes…

– ShBA, Britannia e Gjermania me deklarate te perbashket mbeshtetese per antaresimin e Kosoves ne UNESCO!

– Buxheti Kosovës, mund të arrijë, qysh këtë vit, apo me se largu deri ne Mars 2016, në 2 Miliard!!!

– etj, etj…

– Eksportet janë rritur për mbi 15 %

– Investimet e Huaja Direkte – vetëm në 6 muajt e parë, janë shumëfishuar krahasuar me vitin paraprak…

Ka shumë punë për tu bërë ende – por drejtimi, dinamika dhe programet po japin rezultatet e veta evidente…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat