Sekretari francez i shtetit për Çështje Evropiane ‘tweet’ me Thaçin

Kosova

Sekretari francez i shtetit për Çështje Evropiane ‘tweet’ me Thaçin

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 16:00

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi është takuar sot në Paris edhe me sekretarin francez të shtetit për Çështje Evropiane, Harlem Désir. Për këtë nuk ka njoftuar Thaçi, i cili këto ditë po qëndron në Paris duke lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, por vetë sekretari i shtetit francez për çështje evropiane.

Në llogarinë e tij në Twitter, sekretari Désir ka postuar një fotografi me një tekst për temat kryesore për të cilat ka biseduar me Thaçin.

Sipas tij, temë kryesore e diskutimit mes tij dhe Thaçit ishte përpjekja e Kosovës për anëtarësim në Organizatës e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), në prag të 9 nëntorit kur pritet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj agjencie të specializuar të KB-se të votojë për kërkesën e Kosovës për aderim në UNESCO. Ndërsa, temat e tjera ishin marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe dialogu me Serbinë në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat