Thaçi takon dhjetëra delegacione për anëtarësim në UNESCO

Kosova

Thaçi takon dhjetëra delegacione për anëtarësim në UNESCO

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 19:15

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës e ka vazhduar edhe sot lobimin në Paris për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai ka takuar dhjetëra delegacione nga mbarë botë, duke marrë shumë konfirmime për votim pozitiv në ditën vendimtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s.

Bashkë me Thaçin në Paris po lobon edhe ish presidenti, Behgjet Pacolli, të cilin Thaçi e ka falënderuar.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Edhe një ditë e ngjeshur, duke u koordinuar dhe lobuar për anëtarësimin tonë në UNESCO. U takuam me dhjetëra delegacione nga mbarë bota dhe morëm shumë konfirmime për votim pozitiv në ditën vendimtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s.
Falënderoj edhe ish-presidentin Pacolli, i cili është bërë pjesë aktive e fushatës sonë lobuese ‪#‎KosovoinUNESCO‬. HTH






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat