Konferenca e UNESCO-s në Paris: Kumbaro: Anëtarësimi i Kosovës i merituar

Kosova

Konferenca e UNESCO-s në Paris: Kumbaro: Anëtarësimi i Kosovës i merituar

Më: 7 nëntor 2015 Në ora: 11:16

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi sot në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është i merituar.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Kumbaro tha se kultura nuk njeh kufij administrativë.

“Të bashkohemi të gjithë së bashku të promovojmë paqen”, tha Kumbaro.

Më 21 tetor, Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s përkrahu kërkesën e Shqipërisë dhe i rekomandoi Konferencës së Përgjithshme futjen e çështjes së pranimit të Kosovës në këtë organizatë në axhendë.

Sesioni i 38-të i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s nisi të martën, 3 nëntor 2015,në Paris dhe do të zgjasë dy javë. Në mesin e shumë çështjeve do të konsiderohet është edhe rekomandimi i Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. Konferenca e Përgjithshme ka 195 anëtarë, nga të cilët 111 e kanë njohur Kosovën, e 84 jo, dhe rekomandimit i duhen dy të tretat e votave për të kaluar.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ditë më parë ka thënë se Kosova duhet dhe e merito n të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), sepse ndan dhe beson në vlera të njëjta me misionin e kësaj organizate.

“Kosova duhet të jetë anëtare e UNESCO-s, sepse ndan dhe beson në vlera të njëjta me misionin e kësaj organizate, vlera të kulturës, arsimit, shkencës, komunikimit, të orientuara në ndërtimin e paqes dhe barazisë ndërmjet njerëzve, të bashkëpunimit, të dialogut ndërkulturor, në përgjithësi”, theksoi Mustafa.

Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës në agjencinë e OKB-së, janë shtuar zërat në përkrahje të Kosovës, ndërsa Serbia në anën tjetër zhvillon një fushatë të gjerë diplomatike institucionale kundër synimeve të Kosovës për anëtarësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat