Thaçi: Më lehtë binden vendet e botës për UNESCO, se deputetët e Kosovës për MSA-në

Kosova

Thaçi: Më lehtë binden vendet e botës për UNESCO, se deputetët e Kosovës për MSA-në

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 21:13

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, në një prononcim për Indeksonline është shprehur optimist për votimin pro anëtarësimit të Kosovës nesër në UNESCO, por ka thënë se kjo nuk është aspak e lehtë dhe se delegacioni po përballet me përplot pengesa.

“Normalisht që nuk do të jetë e lehtë, ka plot vështirësi e pengesa përballë një fushate të ulët dhe raciste të Serbisë dhe disa oponentëve ndërkombëtarë të pavarësisë së Kosovës, por në çdo rrethanë unë jam optimist”, ka thënë Thaçi.

Ai me shaka ka shtuar se "njerëzit duhet të kuptojnë se ne edhe në parlamentin e Kosovës po kemi telashe t’i sigurojmë 2/3 e votave të deputetëve tanë për të kaluar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, se lëre më t’i bindim 2/3 e shteteve të botës për të votuar për Kosovën në UNESCO".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat