Thaçi: Nesër do ta shpërndajmë revistën tonë në UNESCO

Kosova

Thaçi: Nesër do ta shpërndajmë revistën tonë në UNESCO

Më: 8 nëntor 2015 Në ora: 23:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi përmes Facebook-ut ka njoftuar se nesër Kosova do ta shpërndajë revistën e saj në UNESCO.

Thaçi ka falenderuar të gjtihë qytetarët e Kosovës, dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar e lobuar në anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Nesër do ta shpërndajmë revistën tonë në UNESCO. Një votë do ta kemi për shtyerje të votës. Vota e dytë është për anëtarësi dhe në këto momente ende po e shtyejmë agjendën. Falënderoj të gjithë qytetarët dhe miqtë nga mbarë bota që e përkrahin fushatën e dashurisë për njëri-tjetrin, shpresës për Kosovën dhe integrimit në botë: ‪#‎KosovoinUNESCO‬”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat