Selimi: Kosova do ta vazhdojë betejën për në UNESCO

Kosova

Selimi: Kosova do ta vazhdojë betejën për në UNESCO

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 14:23

Zëvendësministri Petrit Selimi ka folur pas votimit që Kosova nuk arriti të bëhet pjesë e UNESCO-së.

Ai ka thënë se 3 fakte e kanë bërë të ndihet krenar, për fushatën e mirë që është bërë nga qytetarët e Kosovës, ndihëm e miqve dhe fakti i tretë ka thënë ai është se Kosova do të vazhdon me këtë betejë.

“3 fakte janë etabluar sot. Fakti i parë është që shumica absolute e botës kanë votuar që Kosova të jetë brenda UNESCO-së, ne kemi pasur një përkrahje shumë të madhe të vendeve, por që 3 vota nuk arritëm të jemi në UNESCO. Fakti i dytë është që duke iu falënderuar të gjithë miqve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës për një fushatë jashtëzakonisht pozitive për një fushatë që ka qenë e bazuar në përfshirje, pozitivitet dhe në rrëfimin e krejt çka është më e mira dhe për këtë çdo qytetarë i Kosovës duhet të jetë krenar. Fakti i tretë është që ne do të vazhdojmë.

Beteja e madhe e pavarësisë është fituar, beteja e madhe e lirisë është fituar, ndërsa beteja e anëtarësimit sot ka pasur një hap mbrapa, por sigurisht do të bëjmë edhe shumë hapa përpara”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se është dhënë maksimumi, por ka thënë se ishte luftë gjeopolitike në mes shteteve të fuqishme.

“Maksimumi është dhënë që të kemi krejt votat e mundshme dhe unë po iu tregoj se një pjesë e arsyeshmërisë pa hyrë në analizë të thellë është se nuk është votuar vetëm për Kosovën, por është pjesë e gjeopolitikëve të mëdha globale”, ka thënë Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat