Pacolli: Nuk është fundi i botës që Kosova nuk është në UNESCO, na duhet lobim

Kosova

Pacolli: Nuk është fundi i botës që Kosova nuk është në UNESCO, na duhet lobim

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 15:17

Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk është fundi i botës që Kosova nuk mori rezultat pozitiv në UNESCO.

Ai ka shkruar në Facebook se ende duhet punë për lobin që t’i bindit shtetet që kanë votuar kundër.

Ky është qëndrimi i Pacollit në Facebook:

Rezultati i fundit në UNESCO nuk ishte fundi i botës, përkundrazi. Ne arritëm një rezultat të shkëlqyer përballë një shteti që mobilizoi kundër nesh burime të mëdha. 92 shtete (jo të gjithë ishin të pranishëm), votuan pro nesh. U fol për Kosovën, fituam miq të rinj dhe do fitojmë akoma më shumë miq. Po të kishim patur pak më shumë kohë, mes atyre që abstenuan do kishim siguruar dhe tri vota të tjera. Duhet ende shumë punë, nevojitet lobim të shtetet që nuk na kanë njohur. Po ashtu, duhet kontakt permanent me shtetet që na kanë njohur. Polonia, Japonia, Korea ishin shembuj. Na vjen mirë që ka lëvizje pozitive tek Ruanda, Mali, Nigeria, Sudani, etj., që abstenuan.
Ky mobilizim serb ishte krejtësisht i pa kuptim, sepse ne nuk kërkonim të bënim luftë, por veçse të siguronim më shumë mbështetje ndërkombëtare, për shkollat tona, shkencën tonë, objektet tona të trashëgimisë historike dhe kulturore.
Kjo ishte vetëm një betejë virtuale që nuk e fitoi askush. Beteja e vërtetë është mbyllur në qershor 1999, dhe dihet rezultati i saj. Serbia nuk fitoi asgjë prej këtij rezultati të ngushtë që prapë na nxjerr ne fitimtarë. Ne mësuam shumë nga lobimi, nga koniunktura ndërkombëtare, nga procedurat e organizatave globale, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat