Dështimi i Kosovës në UNESCO, dëshpëron të gjithë (Video)

Kosova

Dështimi i Kosovës në UNESCO, dëshpëron të gjithë (Video)

Më: 9 nëntor 2015 Në ora: 22:10

Me 92 vota pro, 50 kundër dhe 29 abstenime, Kosova nuk e fitoi të drejtën për anëtarësim në UNESCO. Për qytetarët e Prishtinës ky nuk ishte fare lajm i mirë.
E për këtë dikush faj i vë qeverisë së vendit. Për dikë pasqyrë jo e mirë ishin ngjarjet e fundit në kuvend.

Dikush madje thotë se e përjetoi rëndë emocionalisht.

Kosova humbi të drejtën e anëtarësimit për 3 vota më pakë. Në mesin e vendeve që votuan kundër ishin edhe disa nga shtetet me shumicë myslimane.

E kjo e preku dikë që i përket këtij besimi në Kosovë.

Për t’u bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare, Kosova duhet të pres tek vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat