Maloku: Kushtetuesja do të gjej se Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën

Kosova

Maloku: Kushtetuesja do të gjej se Asociacioni nuk është në përputhje me kushtetutën

Nga: Arben Sylejmani Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 09:37

Analisti Albinot Maloku thotë se pezullimi i përkohshëm i Marrëveshjes për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nga ana e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të thotë se e ndalon themelimin e këtij Asociacioni, pasi që si pas tij kjo është produkt i Marrëveshjeve të Brukselit.

“Vendimi për masë të përkohshme i Gjykatës Kushtetuese, me të cilën suspendon implementimin e veprimtarive ligjore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së saj me Kushtetutën e vendit, nuk do të thotë edhe ndalim i themelimit të këtij Asociacioni që vije si produkt i Marrëveshjeve të Brukselit”, tha Maloku.

Ai thotë se përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës kanë mashtruar opinion publike, duke thënë se themelimi i këtij asociacionin është brenda kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

“Marrëveshja e Brukselit është politike, por pala në Serbi e ka ditur që kjo Marrëveshje që parasheh themelimin e Asociacionit do të konvertohet në normë ligjore e juridike e Kushtetuese për Kosovën, kurse pala në Kosovë gjatë gjithë kohës ka gënjye e manipulua me opinionin, duke e prezantuar Asociacionin si krijesë brenda ligjeve e Kushtetutës së vendit”, tha Maloku.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese do ta gjej Asociacionin si krijesë aspak në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Maloku është shprehur kritik edhe ndaj drejtuesve të shtetit të Kosovës, pasi që sipas tij si pasoj e pa-aftësisë së tyre, “yryshit” politik e vasalitetit ndaj ndërkombëtarëve, dita-ditës po e bënë shtetin e Kosovës, shtet-cirk e jo serioz.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese të martën ka vendosur si masë të përkohshme, pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat