Gaxherri mbron Thaçin, fajëson opozitën për mos anëtarësim në UNSECO

Kosova

Gaxherri mbron Thaçin, fajëson opozitën për mos anëtarësim në UNSECO

Nga: Arben Sylejmani Më: 11 nëntor 2015 Në ora: 10:14

Edhe pse në të kaluarën, deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri ka qenë njëra ndër kritiket më ta mëdha ndaj ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi, por sa i përket dështimit të Kosovës për tu anëtarësuar në UNESCO, ajo është vënë në mbrojtje të tij.

Ajo thotë se mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, vjen si pasoj e ndikimit të Rusisë dhe zhvillimeve të fundit në vend, duke aluduar në veprimet e opozitës që po vazhdojnë më bllokimin e Kuvendit.

“Mendimi i jem është ky, asnjëherë për asnjë proces ne nuk mund të themi se është mjaft, edhe nëse do t’i kishim pasur 95 shtetet që do të kishin votuar për Kosovën, megjithatë prap kishim pas për të thënë se ka pasur mundësi për të pasur më shumë. Por ky proces është shumë kompleks, nuk është varë e kemi parë të gjithë vetëm nga diplomacia e jonë ose lobimi, çka ka qenë më e rëndësishmja është se vërtet se kësaj radhe ka dal në pah dy blloqet edhe ndikimi i Rusisë në radhë të parë me shtete e lindjes”, tha Gxherri.

Gaxherri një dozë të fajit për mos anëtarësim të Kosovës në UNESCO, ja hedh edhe veprimeve të fundit në vend.

“Ne edhe si Kosovë konsideroj se ngjarjet e fundit i kanë bërë shumë dëm edhe këtij procesi, kështu që ai ka qenë një kompleks ngjarjesh dhe një kompleks ngjarjesh dhe një kompleks veprimesh, rezultati në fund është fatkeqësisht negativ në fund”, tha mw tej ajo.

Ajo është në vënë në mbrojtje të Thacit edhe sa i përket ngecjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga ana e atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Në qoftë se flasim për rezultate mund të themi se nuk po lobon mjaftueshëm, por tash duhet më qenë korrekt, secili shtet deri tash na ka njohur, e tash këto tjerat që kanë mbetur, janë me do specifika të veçanta që jo çdo herë varet prej mënyrës së lobimit tonë, por përsëri po e përsërisë së asnjëherë nuk është mjaft për të punuar, për të kryer punë të mira dhe të domosdoshme për vendin nuk është mjaft asnjëherë”, shtoi Gaxherri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat