PD: Aktet terroriste në Paris, akte kundër njerëzimit dhe vlerave civilizuese

Kosova

PD: Aktet terroriste në Paris, akte kundër njerëzimit dhe vlerave civilizuese

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 08:37

Partia e Drejtësisë, me shqetësim dhe dhembje po ndjek zhvillimet në Paris të Francës, pas sulmeve terroriste, ku mbeten të vdekur rreth 140 persona.

Partia e Drejtësisë, dënon ashpër aktet terroriste që ndodhen mbrëmë në Paris duke i vlerësuar si akte kundër njerëzimit dhe vlerave civilizuese.

PD me këtë rast ngushëllon Presidentin Holland dhe mbarë popullin francez, ndërsa kërkon që autorët e krimit makabër të marrin dënimin e merituar.

Në këto momente të vështira për mbarë popullin francez, PD solidarizohet dhe ndan dhembjen me të gjithë familjet që humben më të dashurit e tyre, ndërsa të të lënduarve i dëshirojmë shërim të shpejtë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat