Vetëvendosje dënon sulmin terrorist ndaj Francës

Kosova

Vetëvendosje dënon sulmin terrorist ndaj Francës

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 12:53

Aktet terroriste ku vriten njerëz të pafajshëm janë krime kundër njerëzimit, dhe si të tilla duhen luftuar e dënuar,thuhet në reagimin e VV-së.

Njëkohësisht aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! bashkohen në dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmeve terroriste në Paris. Dëshirojmë t’i bashkohemi ngushëllimeve, të bindur se Franca do ta kapërcejë kryelartë edhe këtë dhimbje.

Qytetari i Parisit, i cili i ka mësuar botës se ç’është Republika, edhe dje na i dha një mësim të vyer. Gjatë orëve të tmerrit, qytetarët i kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të strehuar ata që ishin të traumatizuar, fizikisht a shpirtërisht prej sulmeve. Solidariteti i tyre është një frymëzim dhe shpresë që nuk e lehtëson dhimbjen, por e bën më dinjitoze atë.

Dhimbja për Parisin, ashtu si dhimbja për Beirutin, e për shumë ngjarje të tjera që kanë paraprirë, duhet përballuar së bashku, politikisht, institucionalisht, por mbi të gjitha së bashku njerëzisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat