Thaçi: Ende jam i tronditur, ky nuk është vetëm akt terrorist

Kosova

Thaçi: Ende jam i tronditur, ky nuk është vetëm akt terrorist

Nga: H.O. Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 16:28

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaqi thotë se mbetet i tronditur nga tmerri i mbrëmshëm në Paris.
Sipas Thaqi ajo qka ndodhi në Paris nuk është vetëm akt terrosit, por shumë më shumë.

Thaqi thotë së Kosova do t’i kundërvihet cdo kujt që tenton të prekë vlerat e lirisë, barazisë, zhvillimit dhe mirëqenies.

Postimi i plotë:

Ende i tronditur nga terrori që e përgjaku Parisin mbrëmë. Po i lexoj lajmet dhe assesi nuk po mundem të kuptoj se si dikush mundet që me vetëdije të shkaktojë kaq shumë vuajtje, kaq shumë dhimbje, kaq shumë plagë, të shuajë kaq shumë jetë.

Nuk mund të ketë vlerë apo ide që është më e vlefshme se jeta e njeriut dhe asgjë nuk mund të arsyetojë vuajtjen dhe vrasjen.

Por, ajo që ndodhi në Paris nuk është vetëm një akt terrorist. Është përballje e vlerave, konfrontim mes idesë së promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në njërën anë dhe ideologjive të terrorit dhe shtypjes së këtyre të drejtave dhe lirive në anën tjetër. Është përballje mes dy botëve, njëra e prosperitetit dhe dinjitetit, respektit dhe solidaritetit; si dhe tjetra e dhunës, nënshtrimit dhe skllavërimit.

Kosova e ka thënë qartë se është rreshtuar me botën që angazhohet për liri e barazi, zhvillim e mirëqenie për të gjithë. Nuk do të hezitojmë t’i kundërvihemi kujto që do të tentojë t’i cenojë këto vlera dhe të prekë këtë mënyrë të të jetuarit. Kemi ditur që të luftojmë dhe të sakrifikojmë për këto vlera dhe do të dimë t’i mbrojmë edhe në të ardhmen.

Me mendje e me zemër jemi me familjet e viktimave, me të plagosurit, me popullin francez, me tërë qytetërimin perëndimor, me familjen e shteteve dhe popujve ku krenare qëndron edhe Kosova. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat