Flamuri i Kosovës në gjysmështizë edhe në Londër (Foto)

Kosova

Flamuri i Kosovës në gjysmështizë edhe në Londër (Foto)

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 11:21

Flamuri i Kosovës është vënë në gjysmështizë edhe në Londër, për t’i nderuar viktimat e terrorit të para dy netëve në Paris.

Fotografinë e ka postuar ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Graiçevci.

“Flamuri i Kosovës në gjysmështizë në Londër, për t’i nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris dhe për t’u solidarizuar me popullin Francez”, ka shkruar në Facebook, Ambasadori Graiçevci.

Ndryshe në sulmet e fundit terroriste në Francë u vranë mbi 150 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat