Mustafa: Populli gjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-së

Kosova

Mustafa: Populli gjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-së

Nga: M.Lakna Më: 2 dhjetor 2015 Në ora: 16:30

Numri një i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, në hapje të konferencës ndër të tjera tha:

E njoftova z, Kerry për situatën aktuale në vend dhe prioritetet e Republikës së Kosovës.

Mustafa ka falënderuar sekretarin Kerry për ndihmën e SHBA-ve ndaj Kosovës së pasluftës, në shumë fusha, si në sektorin e sigurisë, institucionet e sundimit të ligjit, asistencës ndaj FSK-së, si dhe ndihmën e SHBA-ve që strehuan qytetarët e Kosovës gjatë luftës.

Qytetërt e Kosovës e vlerësojnë lartë ndihemën e SHBA-ve. Ne ndjejmë mirënjohje dhe përgjgjësi të thellë për gjithë atë që SHBA-të kanë bërë për Kosovën. Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve, është vend multietnik. Pas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ne po presim liberalizimin e vizave.

Mustafa tha se marrëveshjet me Malin e zi dhe Serbinë do të argumentohen nga Komisionit profesionale dhe Gjykata Kushtetuese.

Ai tha se jemi të vendosur të luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Qeveria e Kosovës për punon projektin e Ndërtimit të Kosovës së re, për të pasur energji trë mjaftueshme, po krijojmë kushte për tërheqjen e investimeve direkte sidomos nga SHBA-të dhe ngritjen e nivelit të Arsimit”, tha Kryeministri Isa Mustafa.

Ne vlerësojmë lartë përkrahjen për marrëdhënie të ngushta me NATO-n, për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat