Gashi: Pas vizitës së Kerry-t opozita do të jetë më paqësore

Kosova

Gashi: Pas vizitës së Kerry-t opozita do të jetë më paqësore

Më: 3 dhjetor 2015 Në ora: 19:16

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka komentuar impaktin pas vizitës dhe mesazheve të sekretarit amerikan, John Kerry.

Gashi është shprehur se mesazhet e Kerry-t ishin se duhet të bëhet një zgjidhje politike.

“Mesazhet janë të rëndësishme, ndër to njëri është se duhet të ketë dialog dhe të mos ketë protesta të dhunshme”

“Mesazhi ishte se duhet të reflektojnë të dy palët, duhet të ulen dhe të bisedojnë që të gjejnë një zgjidhje. Jo vetëm pse kërkojnë partnerët tanë ndërkombëtar por se Kosovës i duhet një zgjidhje”.

Ai më pas tha se edhe vet opozita është e vetëdijshme se kjo mënyrë e tyre nuk është e duhura.

“Opozita e dinë vetë që është gabim, që nuk dueht të përodrë mjete të dhunës as në Kuvend e as kundër institucioneve, ata po e konsiderojnë si rrugë politike ndonëse e dinë se është e dënueshme”.

Më pas ai tha se shpreson se pas këtyre mesazheve të Kerry-t opozita të jetë më paqësore.

“Opozita besojë se do të bëjë protesta më të qeta”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat