Rinia Demokratike shpreh solidaritet me viktimat e terrorit në Stamboll

Kosova

Rinia Demokratike shpreh solidaritet me viktimat e terrorit në Stamboll

Më: 13 janar 2016 Në ora: 19:43

Kreu i Rinisë Demokratike të Partisë Demokratike të Kosovës Triumf Sadikaj dhe anëtarë të Degës së Rinisë Demokratike në Prishtinë, kanë ndezur sonte qirinj, në shenjë nderimi për viktimat e terrorit që ngjau dje në një lagje të Stambollit, thuhet në një njoftim të rinisë së PDK-së.

Sipas njoftimit, ky sulm i egër terrorist në zonën turistike të Stambollit, me ç rast goditi qytetarët e pafajshëm, ishte një goditje e terrorizmit që nuk zgjedh mjete për të imponuar mënyrat dhe mjetet e veta për realizimin e qëllimeve, tashmë të papranueshme për botën e civilizuar.

“Ne, Rinia Demokratike e Kosovës, i bashkohemi dhimbjes së familjarëve të viktimave të pafajshme në Stamboll, duke ngushëlluar familjarët e tyre, me mesazhin se dhuna dhe terrori nuk ka të ardhme as nuk ka vend në botën e civilizuar e demokratike. Çdo formë e ekstremizmit dhe terrorit, për neve është e papranueshme, andaj sonte shprehim solidarizim me viktimat e terrorit në Stamboll”, theksoi Triumf Sadikaj, kryetar i Rinisë Demokratike të PDK-së, dega në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat