Përsërit Mustafa: Nuk na duhet dhuna në institucione (Foto)

Kosova

Përsërit Mustafa: Nuk na duhet dhuna në institucione (Foto)

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 14:59

(E plotësuar) - Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me kabinetin qeveritar i ka pritur në një takim kryetarët komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar për vitin fiskal 2016 dhe obligimet e qeverisjes lokale.

Në takim Mustafa ka thënë se po punojnë që ta realizojnë planin qeverisës 2016, derisa ka shtuar se gjatë një takimi me presidenten e vendit, të hënën, kanë shprehur gatishmërinë e plotë për realizimin e synimeve euroatlantike.

Ai ka thënë se dhuna nuk iu duhet institucioneve, vetëm sa i dëmton ato edhe politikisht.

Mustafa: Nuk na duhet dhuna në institucione

“Sot ne kishim një takim te presidentja e vendit, për të kaluar situatën në të cilën Kosova gjendet tash e disa muaj, ne shprehëm gatishmërinë e plotë që përmes dialogut, sidomos në Kuvend të gjejmë gatishmërinë tonë të përbashkët edhe të opozitës edhe të pozitës për realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta që e kanë interesin e vendit, interesin e partneritetit evropian dhe euroatlantik sepse në çështjet madhore të vendit për të cilat na duhet një konsensus dhe një punë shumë e përbashkët. Ne konsiderojmë se dhuna nuk është zgjidhje e problemeve të qytetarëve as problemeve politike, ajo dëmton vendin, na dëmton politikisht dhe na pamundëson që ne të realizojmë objektivin zhvillimor sidomos s ai përket stabilitetit ekonomik dhe tërheqjes së investimeve të huaja prandaj ju ftoj që edhe bashkërisht të punojmë që në çdo hapësirë të Kosovës të krijojmë kushte normale dhe besim të qetarëve”, ka thënë ai.

Kurse, zv.kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se bashkëpunimi i qeverisjes lokale me atë qendrore është shumë i rëndësishëm për një arritje euroatlantike dhe liberalizim të vizave.

Thaçi: Të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen Qeveri-Komunë

“Ne jemi të vetëdijshëm për buxhetet minimale çfarë e kanë shumica e komunave ët Kosovës por gjithmonë kam shkuar në kuadër t ë buxhetit të Kosovës, rishikimit të tij dhe mbështetjes së projekteve nacionale në nivel regjional dhe lokal dhe besoj se kështu duhet të vazhdohet edh enë të ardhmen, por që të kemi gjithmonë sukses besoj se duhet stabiliteti politik, funksionimi i institucioneve, respektimi i kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe punës transparente në kuadër të këtyre përkushtimeve është edhe bashkëpunimi i ngushtë i yni që e kemi pasur si institucione të nivelit qindor dhe lokal dhe thellimi i reformave demokratike si më të rëndësishme për perspektivën tonë evropiane edhe për implementimin e marrëveshjeve për stabilizim asociimin edhe për liberalizimin e vizave dhe prioriteteve tjera që kemi në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Naim Ismajli, tha se përfaqësuesit politik duhet të gjejnë një zgjidhje për dalje nga situata aktuale pasi që sipas tij, kriza politike qendrore po shkakton probleme ed he në qeverisje lokale.

Ismajli: Kriza politike në qendër nuk po i lë rahat komunat

“Ne e inkurajojmë dialogun politik, me gjithë spektrin politik dhe një komunikim të vazhdueshëm me dialog politik me qëllim që të zgjidhim problemet politik sepse nuk mund të jemi indiferent as ne në komuna karshi gjendjes aktuale politike, gjithmonë dukje përjashtuar dhunën sepse dhuna nuk është zgjidhje e problemeve politike në vend. Edhe problemet më të mëdha të cilat kanë kaluar me luftëra janë zgjidh me dialog politik”, ka theksuar ai.

Takimi ishte i hapur për media vetëm në gjysmë orën e parë të tij.

***

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa me kabinetin qeveritar i ka pritur në një takim kryetarët e komunave të Kosovës me të cilët ka diskutuar për vitin fiskal 2016 dhe obligimet e qeverisjes lokale.

Në takim Mustafa ka thënë se po punojnë që ta realizojnë planin qeverisës 2016, derisa ka shtuar se gjatë një takimi me presidenten e vendit, të hënën, kanë shprehur gatishmërinë e plotë për realizimin e synimeve euroatlantike.

Ai ka thënë se dhuna nuk iu duhet institucioneve, vetëm sa i dëmton ato edhe politikisht. Kurse, zv.Kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se suksesi mund të arrihet me një koordinim në mes të institucioneve qendrore dhe lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat