Gjilani me plan, në rast të fluksit të refugjatëve nga Lindja e afërt

Kosova

Gjilani me plan, në rast të fluksit të refugjatëve nga Lindja e afërt

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 10:19

Gjatë mbledhjes së grupit punues ka zyrtarizuar të martës planin kontingjent për menaxhimin e situatës në rast të ndonjë fluksi të refugjatëve nga Lindja e afërt.

Gjatë këtij takimi, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, i ka thënë grupit punues se përmes këtij plani në mënyrë të detajuar janë paraparë situata dhe menaxhimi i tyre për pritjen dhe akomodimin e fluksit të mundshëm të refugjatëve.

Përndryshe, bartës i hartimit të këtij plani ka qenë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa si pjesë e grupit janë angazhuar të gjitha subjektet komunale relevante që ligji i obligon në situata emergjente, duke përfshirë edhe Kryqin e Kuq, Policinë e Kosovës dhe FSK./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat