Haradinaj: Me 7 Mars shpallen zgjedhjet (Video)

Kosova

Haradinaj: Me 7 Mars shpallen zgjedhjet (Video)

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:11

Veç disa orë prej takimit në mes të liderëve opozitarë në selinë e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, kjo e fundit mblodhi takimin e Këshillit Drejtësues, ku asht diskutue për protestën e 17 Shkurtit dhe për zgjedhjet e reja.

Haradinaj para anëtarëve të partisë se tij ka folë bindshëm për zgjedhjet e reja. Ai ka kërkue prej tyne që me punue sa ma shumë në terren.

Kreu i AAK’s kërkoi prej t’pranishmëve që me u mobilizue sa ma shumë për protestën e 17 Frorit. E në këtë mbledhje të Këshillit Drejtues të Aleancës, u votue për anëtar të Kryesisë Brahim Mehmtaj, shef i grupit parlamentar të AAK’s, në Komunën e Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat