Naim Rashiti: Zgjedhje në vjeshtë, Thaçi president

Kosova

Naim Rashiti: Zgjedhje në vjeshtë, Thaçi president

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 21:27

Analisti Naim Rashiti është i ftuar në Zonën B të Klan Kosovës.

Rashiti ka thënë se pret se liderët do të vazhdojnë agjendat e tyre ekskluzivisht kundër njëri tjetrit.

“Pres që 2 muajt e ardhshëm të ulen prapë, të cilët do të ulen jo vetëm për të gjetur zgjidhje por edhe për të rikuperuar dëmin”

“Surpriza do të jetë rikonfigurim institucional, LDK e PDK nuk do të mund të qeverisin, do të ketë zgjedhje në vjeshtë”.

Rashiti ka thënë se Thaçi ligjërisht i ka votat për tu bërë president.

“Thaçi ka ligjërisht votat, mandatin, numrat dhe përkrahjet pavarësisht si votohet por edhe Rugova nuk është votuar me 2/3 e votave”.

“Opozita po donë ta ndëshkojë nga ana e legjitimitetit”.

“Duket se Thaçi postin e presidentit e sheh si dalje nga politika”.

“Nëse ndodh diçka e keqe në këtë vend çmimin do ta bartin ata që janë të ulur në kërrigat e kryeministrit, zëvendëskryeministrit”.

“Kosova është në sfidë të vetërritjes, në ndërtim e sipër me sfidat e veta dhe faktori ndërkombëtar akoma ndjen një përgjegjësi”.

“Fokusi është në kualitetin e zgjedhjeve, nëse do të ishim në nivel tjetër të demokracisë në vitin 2014 fituesi I parë I zgjedhjeve nuk do të ishte marrë parasysh fare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat