Bajrami: Zgjedhja e Presidentit ruan stabilitetin e vendit

Kosova

Bajrami: Zgjedhja e Presidentit ruan stabilitetin e vendit

Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 23:03

Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami, ka thënë se opozita nuk ka të drejtë të thotë se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Ai tha se opozita vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion kur është shtruar si alternativë me rastin e reformës kushtetuese.

Bajrami për ‘Epokën e Re’ thotë se duhet të kuptohet nga të gjithë, edhe nga ata që e kundërshtojnë kandidaturën e Thaçit për President, se për momentin Republika e Kosovës nuk ka zgjidhje më të mirë sesa ky personalitet.

Ai ka bërë me dije se nuk mund të bllokohet procesi i zgjedhjes së Presidentit sepse i bëhet bllokadë shtetit.

Bajrami tha se koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë problem numrat për zgjedhjen e Presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat