Ish zëdhënësi i NATO, Shea: Demarkacioni zgjidhet shpejt, asociacioni nuk tregon pavarësi për serbët - Bota Sot
Ish zëdhënësi i NATO, Shea: Demarkacioni zgjidhet shpejt, asociacioni nuk tregon pavarësi për serbët

Kosova

E mërkurë, 29 mars 2017

Ish zëdhënësi i NATO, Shea: Demarkacioni zgjidhet shpejt, asociacioni nuk tregon pavarësi për serbët

Nga: F.D. Më: 19 shkurt 2016 Në ora: 10:31

Personi që u dekurua me Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut nga Kolegji AAB, Jamie Shea, përndryshe ish zëdhënësi i NATO-s, i ka quajtur të drejta bombardimet e Perëndimit mbi ish Jugosllavinë e atëhershme, 1999.

“NATO po bombardonte dhe një vendim i tillë ishte i drejtë. Akoma besoj që një vendim i tillë ishte i drejtë, pasi tanimë ju gëzoni lirinë”, tha Shea, i cili krahasoi imazhet që mbante mend 17 vjet më parë me të tanishmet.

“Po shoh njerëz të shëndetshëm, të veshur bukur e të shëndetshëm. Kam parë imazhe të tjera në vitin 1999. Ju përgëzoj për një progresin”, tha se NATO do të ndihmojë popullin e Kosovës deri sa të jetë nevoja.

Ai shtoji se Komuniteti ndërkombëtar duhet të asistojë në problemet e brendshme të Kosovës dhe gjatë gjithë jetës do mbetet mik i vërtetë i Kosovës.

“S’mund ta fajësoni askënd përveç veten tuaj nëse gjërat shkojnë keq. Po është detyrë e komunitetit ndërkombëtar t’u ndihmojë dhe asistojë dhe unë për gjithë jetën time do të jem një nga miqtë më të mirë të Kosovës për t’u ndihmuar në rrugëtimin tuaj, me NATO-n dhe më gjerë. Por, të themi, sa më shumë që ju ndërmerrni reforma të thella në marrëdhëniet me fqinjët, pa marrë parasysh se sa e vështirë mund të jetë, aq më e lehtë do të jetë për ne të gjithë që të ju ndihmojmë dhe ta bëjmë Kosovën një Singapor evropian në të ardhmen”, tha Shea.

Rreth aktualitetit të Kosovës, ai tha se demarkacioni me Malin e Zi mund të zgjidhet shpejtë, ndërsa asociacioni për serbët në Kosovë nuk paraqet pavarësi për serbët.
“Ju e keni rregulluar çështjen e kufirit me Maqedoninë, çështja me Malin e Zi është vetëm në proces dhe duhet të keni mirëkuptim nga të dyja anët dhe besoj që do të ketë sukses. Ju jeni marrë vesh për Asociacionin, por kjo nuk do të thotë Pavarësi dhe as nuk do të thotë që ata duhet të kthehen në Serbi”, deklaroi Shea, i cili 17 vjet më parë ka qenë një personalitet shumë i dashur nga qytetarët e Kosovës./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, cilin subjekt politik do ta votonit?
    test