Këshilli i Prindërve: Mësuesit kryen punën e tyre të shenjët

Kosova

Këshilli i Prindërve: Mësuesit kryen punën e tyre të shenjët

Më: 7 mars 2016 Në ora: 09:57

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka uruar Ditën e Mësuesit të gjithë mësuesit dhe edukatorët e Kosovës, duke thënë se në këtë ditë kujtohen mësuesit e të gjithë brezave të cilët përkundër sfidave pengesave dhe represioneve të shumta në të kaluarën tonë jo shumë të largët me guxim e sinqeritet kryen detyrën e tyre të shenjët e fisnike.

Këshilli i Prindërve nëpërmjet një komunikate, ka thënë se Dita e Mësuesit është dita kur kujtojmë të gjithë mësuesit për punën e tyre fisnike në edukimin e brezave që nga çasti kur për herë të parë u hap mësojtorja e parë e gjuhës shqipe e gjer në ditët e sotme.

“Një urim i veçantë, përDitën e Mësuesit, shkon edhe për një brez mësimdhënësish në pension, të cilët kanë qenë modele të shkëlqyera dhe një pasuri e lartë e intelektualëve shqiptarë, të cilët shërbyen me dashuri e përkushtim dekada e dekada me radhë. Po ashtu një Urim i veçantë shkon edhe për të gjithë mësuesit e rënë dëshmor dhe atyre që me pushkë në dorë krahas punës së shenjët të mësuesit luftuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat