Haliti uron mësuesit për ditën e tyre 7 Marsin

Kosova

Haliti uron mësuesit për ditën e tyre 7 Marsin

Më: 7 mars 2016 Në ora: 10:16

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruar festën e 7 Marsit Ditës së Mësuesit ku ka thënë se kjo ditë na bënë t’i përkujtojmë me respektin më të veçantë të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe.

“Të nderuar mësues e mësuese, arsimtar e arsimtare.
7 Marsi-Dita e nderimit të mësuesit, na bënë t’ i përkujtojmë me respektin më të veçantë, deri në përulje, të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe. “Sot, mësuesit e pedagogët, me punën e tyre të palodhshme po i japin një vizion koherent arsimit në Kosovë. Me rastin e kësaj dite të veçantë, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, gjithë mësueseve, arsimtarëve e profesorëve, ua uroj 7 Marsin- Ditën e mësuesit, ditën e përkushtimit dhe përgjegjësisë suaj në edukimin e brezave të rinj që janë e ardhmja e këtij vendi.
Suksese të mëtutjeshme. Gëzuar”, thuhet në urimin e Halitit./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat