SBASHK: Do të vazhdojmë me angazhime për të qenë në shërbimin e mësimdhënësve

Kosova

SBASHK: Do të vazhdojmë me angazhime për të qenë në shërbimin e mësimdhënësve

Më: 7 mars 2016 Në ora: 11:04

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), përmes një komunikatë ka uruar të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit me rastin e ditës së tyrem duke premtuar se do të vazhdohjë të punon në shërbimin dhe mbrojtjen e kërkesave së mësimdhënësve.

Lexoni komunikatën e plotë:

Të nderuarit kolegë, mësimdhënës e punëtorë të tjerë të Arsimit në Republikën e Kosovës kudo jeni në institucione parashkollore, në arsimin parauniversitar dhe në Universitete kam nderin që në emër të Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të SBASHK-ut t'ju uroj 7 Marsin këtë festë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. Ju me punën e përkushtimin në edukimin e brezave nëpër vite e dekada u bëtë pasardhës të denjë të mësuesit Petro Nini Laurasi , të mësuesit, heroit e dëshmorit të kombit , Shaban Jashari dhe të mësuesve tjerë të përkushtuar.

Shprehim edhe sot respektin për gjithë të punësuarit në arsim që u pensionuan gjatë viteve dhe i falënderojmë për punën dhe përkushtimin në misionin e tyre të shenjtë për edukimin e drejtë të brezave.

Ju premtojmë se SBASHK-u do të vazhdojë me angazhimet për të qenë vazhdimisht në shërbimin tuaj dhe në mbrojtje të kërkesave tuaja të drejta.

Në dialog me institucionet qendrore e lokale të shtetit tonë do të punojmë që t'i zgjedhim mirë e drejtë të gjitha çështjet e ngritura nga ju.

Të vazhdojmë me unitetin shembullor dhe të jemi sot e gjithmonë bashkë e në SBASHK. Gëzuar, pra 7 Marsin këtë festë të madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe.

Ju dëshirojmë shëndet të mirë dhe arritje edhe më të mëdha në shërbim të dijes dhe arsimit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat