Thaçi shpreh mirënjohje të përjetëshme për mësuesit

Kosova

Thaçi shpreh mirënjohje të përjetëshme për mësuesit

Më: 7 mars 2016 Në ora: 11:36

Për Ditën e Mësuesit ka uruar edhe presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shprehur mirënjohje të përjetshme për të gjithë mësuesit.

Lexoni postimin e plotë:

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit dhe hapjes së shkollës së parë shqipe, shpreh mirënjohjen e përjetshme për të gjithë mësuesit për kontributin e çmuar që kanë dhënë me breza, edhe në kohërat më të vështira për vendin tonë, për t’i pajisur nxënësit tanë me dije. HTH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat