Ahmeti ndan mirënjohje për mësuesin e dalluar Ahmet Imeri

Kosova

Ahmeti ndan mirënjohje për mësuesin e dalluar Ahmet Imeri

Më: 7 mars 2016 Në ora: 13:17

Me rastin e 7 marsit, “Ditës së Mësuesit” Komuna e Lipjanit ka përzgjedhur dhe shpërblyer me mirënjohje mësimdhënësin më të dalluar Ahmet Imeri nga SH.F.M.U “Haradin Bajrami” në Magurë.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyre mësuesin e përzgjedhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Ahmet Imeri, duke e uruar atë njëkohësisht ka falënderruar mësuesin për kontributin e tij në procesin edukativo- arsimor. Sipas Kryetarit Ahmeti Mësuesi Ahmet Imeri është një model dhe shembull për mësuesit e rinjë.

Mësuesi, e cili u përzgjodh nga Komuna e Lipjanit, Ahmet Imeri u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Ahmeti për këtë çmim, për të cilin tha se i jep fuqi për të vazhduar edhe më tutje me përkushtim në misionin e shenjtë të edukimit të brezit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat