Mirënjohje për mësuesit veprimtar të LDK-së së Deçanit

Kosova

Mirënjohje për mësuesit veprimtar të LDK-së së Deçanit

Më: 12 mars 2016 Në ora: 20:14


Dega e LDK-së në Deçan, me një organizim solemn, ka nderuar me mirënjohje disa nga mësimdhënësit tashmë në pension, të cilët ishin edhe veprimtar të pa lodhshëm të këtij subjekti në rrugën për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.

Ky akt është shënuar me rastin e shënimit të 7 Marsit që njihet si “Dita e Mësuesit Shqiptar”, të cilët në vazhdimësi ishin në shërbim të atdheut dhe misionit të tyre të shenjtë për dhënie të dijes dhe nxjerrjes së kuadrove të zot të shkencës dhe artit. Në fjalën e tij, Jeton Mushkolaj ka thënë se fjala mësues është fjala më ë madhe që ekziston, kur dihet se përmes tij kalojnë gjitha kuadrot e çdo profesioni, duke marr njohurinë e duhur për jetë dhe shkencë.

“Në nderim të mësuesve për punën dhe aktivitetin e tyre jetësor, në shërbim të edukimit të shumë e shumë gjeneratave, sot po nderojmë në mënyrë simbolike këta pishtar të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Mushkolaj, për të cilin çdo gjë që bëhet për mësuesin, për aktivitetin e tyre është pak, sepse ata ishin baza e gjitha zhvillimeve kombëtare, gjë që gjeneratave të reja iu mbetet obligim të punojmë me përkushtim në avancimin e të mirave institucionale në shërbim të interesave të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat