Time Kadrijaj "sfidon" Donika Kadajn në Istog, mbledh 130 gra për protestë!

Kosova

Time Kadrijaj "sfidon" Donika Kadajn në Istog, mbledh 130 gra për protestë!

Më: 11 maj 2016 Në ora: 19:04

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po vazhdon mobilizimin në të gjitha pjesët e vendit për protestën e së shtunës.
Sot, gjithandej Kosovës deputetë të AAK-së, zyrtarë dhe aktivistë kanë zhvilluar takime me qytetarë që të kenë prani sa më të madhe më 14 maj në Prishtinë.

Vetëm deputetja Time Kadrijaj ka arritur t’i mbledh mbi 130 gra në Istog, duke treguar fuqinë e AAK-së në këtë qytet edhe pas largimit të Donika Kadajt drejt Vetëvendosjes.

“Mbi 130 zonja në Istog i thanë po protestës së 14 Majit”, ka shkruar Kadriaj në Facebook.
Bashkë me AAK-në të shtunën do të protestojë edhe Nisma për Kosovën, por jo edhe Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat