(E plotësuar) - Me fjalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj është përmbyllur protesta e sotme.
Duke e parë masën e madhe të protestuesve Haradinaj tha se Kosova është në këmbë.
“Ne jemi po ky popull që e ngriti Kosovën në vitin 1999. Për me ta fituar të drejtën tonë jemi flijuiar me dekada ndërsa me pavarësinë e Kosovës është vendos pqja në Ballkan. Por sot jemi duke e humbur shpresën në vendin tonë”, tha Haradinaj.
Kryetari i AAK-së tha se Kosova është në rrezik nga dy gjëra, ndërhyrjet nga shteti fqinj dhe nga Qeveria.
“Nga Qeveria është rrezik sepse me korrupsion e ka mbyt shoqërinë. Po ashtu kjo Qeveri rrezikon kushtetutshmërinë ndërsa me Asociacion dhe Demarkacion humbim shumë”, tha Haradinaj.
Haradinaj kërkoi nga Qeveria që t’ia kthejë mandatin qytetarit ndërsa tha se vetëm të bashkuar mund të fitojnë.
Limaj: Ne i meritojmë vizat por nuk do ta japim tokën
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj edhe një herë u ka bërë thirrje koalicionit qeverisës që të jap dorëheqje, pasi është qeveri anit-kushtetuese. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës meritojmë vizat por nuk do ta japim asnjë pëllëmbë tokë.
Ai ka thënë se sheshi i kryeqytetit është i mbushur plotë me mesazhin e qartë se po vazhdojnë me kundërshtimin e qeverisë jokushtetuese.
“Sot ne në këtë shesh i bëjmë thirrje këtij koalicioni për dorëheqje pasi ka shkel kushtetutën e vendit. Që nga dita e parë kjo qeveri në vend që të fillojë për ta ndryshuar jetën e qytetarëve ata filluan mashtrimin e qytetarëve. Po na thonë se po i marrim vizat e po japim tokë por jemi këtu që t’u themi se ne i meritojmë vizat dhe nuk do ta japim asnjë pëllëmbë tokë. Më vonë do ta na tregojnë për një Pazar tjetër, ku do të thonë po formojmë Asociacionin dhe po formojmë ushtrinë, ne i themi po ushtrisë dhe jo asociacionit”, tha ai.
Çun Lajçi, proteston me recital
Protestuesve të shumtë u është drejtuar edhe aktori Çun Lajçi.
Por ndryshe nga folësit tjerë që kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, aktori ka luajtur një performancë me recitalin për gjeneralët.
Aktori Lajçi njihet për recitalet e tij që u ka kushtuar dëshmorëve të kombit. Ai është më origjinë nga Rugova.
Ali Lajçi: Qeveria ka bërë shkelje të mëdha me demarkacionin
Në protestën e sotme të thirrur nga AAK dhe NISMA ka mbajtur fjalim edhe Ali Lajci, i cili ka thënë se po përfaqëson banorët e zonës kufitare me Malin e Zi.
Sipas tij, Kosova është dëmtuar me marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
“Asnjë vijë kufitare e dëshmuar deri tash e aq më pak vitit 1974 nuk paraqet vijat kufitare që janë përcaktuar tash”, ka thënë ai.
Sipas tij, Komisioni qeveritar për përcaktimin e kësaj vije kufitare ka bërë shkelje të mëdha.
“Ne fuqishëm e kundërshtojmë këtë vendim”, ka thënë ai
Dreshaj i Rugovës: Nuk e japim tokën tonë
Zeqir Dreshaj nga Rugova ka qenë njëri ndër folësit në protestë. Ai ka nxitur ovacione me fjalimin e tij duke thënë se tokat e tyre janë nga Tivari deri në Ulqin.
Dreshaj duke mos u pajtuar me shënjimin e kufirit me Malin e Zi tha se nuk do të lejojnë që të marrin tokat e tyre.
Lekaj: Tokën se japim, Hashimin dhe Isën po
Protestuesve me një fjalim iu ka drejtuar edhe anëtari i AAK-së Pal Lekaj. Ai tha se ata janë të gatshëm që të falin presidentin Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa, por jo edhe të falin tokë.
Lekaj tha se kësaj Qeverie i ka ardhur fundi. “Kosova është e jona, por edhe e atyre që janë në Qeveri, por kemi dallime sepse ata kanë vullnet shkatërrues”, tha Lekaj.
Krasniqi: Dorëheqja e Mustafës dhe Thaçit është fundi i krizës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas për Kosovën, Jakup Krasniqi ka deklaruar se i themi jo demarkacionit me Malin e Zi, i cili me të drejtë është kontestuar, dhe të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që kanë bërë Mustafa dhe Thaçi, të cilët nuk kanë sjellë marrëveshje në favor të qytetarëve të Kosovës por për interes të tyre personal.
Ai para protestuesëve ka theksuar se dorëheqja e Mustafës dhe Thaçit është fundi i krizës në Kosovë, kurse vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të ia kthejnë qeverisë legjitimitetin.
Nis protesta
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Kosovës ka filluar protesta e organizuar nga AAK dhe Nisma.
Mijëra qytetarë iu kanë përgjigjur protestës së sotme që po mbahet në kundërshtim të dy marrëveshjeve, Asociacioni për Komunat Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Liderët drejt sheshit
Përfaqësuesit e dy subjekteve opozitare kanë arritur në sheshet kryesore të qytetit. Kurse, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, pritet që së shpejti të jenë në shesh.
Ndërkohë, numri i protestueseve çdoherë e më shumë po rritet.
Limaj e Kraniqi nisen për në protestë
Disa minuta para se të fillojë protesta janë nisur për ta marrë pjesë në protestë Udhëheqësit e NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi së bashku me anëtaret e tjerë të kësaj partie.
“Udhëheqësit e NISMA për Kosovën sapo janë nisur drejt protestës, që tani po fillon kundër kësaj qeverie antikushtetuese” thuhet në njoftimin e Nismës./A.M.
Anëtarët e AAK-së në shesh
Në Sheshin “Skënderbe” tashmë kanë ardhur disa nga anëtarët e AAK-së.
Disa minuta para se të fillojë protesta tashmë ka ardhur deputeti Daut Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj si dhe anëtarë tjerë të kësaj partie.
Nga selia e AAK-së tashmë janë nisur edhe gratë e AAK-së ndërsa deri më tani nuk janë parë anëtarët e Nismës.
***
Protestën gjithpopullore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën mund ta ndiqeni drejtpërdrejt.
Protesta e dy subjekteve opozitare është organizuar kundër Qeverisë së Kosovës, të cilën e quajnë pa legjitimitet, si dhe në kundështrim të marrëveshjeve mbi demarkacionin dhe Asociacionin.
Protesta e paralajmëruar paqësore do të zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime do të mbajnë liderët e partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Pal Lekaj.
Protestën gjithpopullore të organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën mund ta ndiqeni drejtpërdrejt.
Protesta e dy subjekteve opozitare është organizuar kundër Qeverisë së Kosovës, të cilën e quajnë pa legjitimitet, si dhe në kundështrim të marrëveshjeve mbi demarkacionin dhe Asociacionin.
Protesta e paralajmëruar paqësore do të zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime do të mbajnë liderët e partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Pal Lekaj.
Fillojnë të vijnë protestues, AAK: Po pengohet qarkullimi i mijëra automjeteve drejt protestës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se janë bllokuar mijëra automjete në rrugën Pejë - Prishtinë, te udhëkryqi i Kijevës.
AAK i ka bërë apel Policia e Kosovës që të lehtësojnë qarkullimin e qytetareve.
“Mijëra automjete janë bllokuar në rrugën ¬Pejë Prishtinë, te udhëkryqi i Kijevës pa¬ snjë shpjegim. Qytetarët njoftojnë se ko¬lona e automjeteve është bllokuar, nga gj¬oja punimet në rrugë.
AAK apelon të Policia e Kosovës që të lëh¬tësojnë qarkullimin e aytetarëve dhe u bë¬në ftesë institucioneve të shtetit, që të¬ mos aplikojnë skenarë të tillë, sepse po¬pulli nuk do të mund të pengohet të mbërr¬ijë në Prishtinë. Arsyet për të protestua¬r janë shumë më të forta se sa pengesat e¬ kujtdoqoftë”, thuhet në njoftimin e AAK-së./A.M.
Studentët vonohen për protestë
Nga ora 13:00 do të duhej të niste protesta e thirrur nga Grupi i Studentëve të Pavarur, të cilët vijnë nga Universiteti Publik “Hasan Prishtina”, dhe kolegjet tjera private në vend.
Thirrja për protestë është përkrahur nga organizatat jo qeveritare, si, Plisi i bardhë, Grupi Politikë Studentorë, Rinia Drejt Suksesit, Organizata e Fuqizimit Rinor Evropian.
Megjithatë, edhe pse koha e nisjes së protestës ishte paralajmëruar të ishte ora 13:00, me vendgrumbullim tek Fakulteti Filologjik, aty ende nuk janë mbledhur shumë studentë.
Pankartat të cilat janë përgatitur për protestën sotme të cilat kryesisht tregojnë se studentët duan punë pas diplomimit.
Arrijnë në Prishtinë protestuesit e parë
Protestuesit që do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe Nisma tashmë kanë filluar të arrijnë në Prishtinë.
Para Sheshit 21 kanë arritur autobusët e parë nga komunat tjera të Kosovës. Protesta është paraparë që të fillojë në orën 14 në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta do të mbahet për të kundërshtuar dy marrëveshjet, Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Për dallim nga herët e kaluara kësaj radhe protesta do të mbahet pa Lëvizjen Vetëvendosje.
Nga Malisheva nisen 23 autobusë dhe 30 automjete private
Nsima për Kosovën ka njoftuar se nga Malisheva për të marrë pjesë në protestë janë nisur 23 autobusë dhe 30 automjete private.
“Në këto momente janë nisur nga Malisheva 23 autobusë dhe 30 automjete private për të protestuar Për shtet me dinjitet, kunder qeverisë antikushtetuese.
Edhe njëher qytetaret e Malishevës i dhanë mbështetje protestes së sotme për të mirën e vendit.
Shihemi në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën./A.M.
Pejanët me 14 autobusë e 600 vetura drejt Prishtinës
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nga qyteti i Pejës janë nisur 14 autobusë e 600 vetura.
"Katërmbëdhjetë autobusë dhe rreth 600 vetura të mbushura me protestues janë nisur nga qyteti i Pejës drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestë", thuhet në njoftimin e AAK-së./A.M
Deçani me 46 autobusë në protestë
Protestues nga komuna të ndryshme të Kosovës janë nisur drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e sotme të dy partive opozitare.
Zeqë Musaj, kryetar i Këshillit Organizativ të protestës për Deçan, ka thënë se 46 autobusë me protestues janë nisur nga kjo komunë në drejtim të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe NISMA kundër qeverisë së Kosovës.
Kallxo.com raporton se nga Deçani janë nisur edhe dhjetëra vetura.
Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.
Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.
Në sheshin “Skënderbeu”, organizatorët e protestës kanë filluar ta ndërtojnë binën, ku pritet të flasin lideri i AAK-së, Rahmush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Në shesh dhe në oborrin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, tanimë janë vendosur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Ja skenari i protestës së sotme
Organizimet për manifestimin e protestës veçse se kanë përfunduar. Bina nga ku do të mbajnë fjalime liderët partiakë tashmë është vendosur në sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës. Në këtë pjesë janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Protesta e dy partive opozitare AAK-NISMA është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.
Liderët e këtyre dy partive dje në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta.
Protesta e paralajmëruar paqësore do të zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime do të mbajnë liderët e partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Pal Lekaj.
Protesta e paralajmëruar nga dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma e cila do të mbahet sot ka edhe skenarin e saj.
Fillimisht dy nisjet e protestuesve drejt sheshit “Skënderbeu” do të bëhen në formë simbolike nga Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe nga Biblioteka Kombëtare që është organizim i studentëve të cilët kanë shprehur gatishmëri që të marrin pjesë në protestë.
Autobusët, të cilët do të vijnë me protestues nga komunat e Kosovës do të zbarkojnë tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë, të cilët do të mblidhen te sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar drejt sheshin “Skënderbeu”. Protesta e paralajmëruar paqësore do të zgjatë rreth 40 minuta dhe fjalime do të mbajnë liderët e partive, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi dhe Pal Lekaj.
Deputeti i Nisma-s Enver Hoti, i cili është edhe pjesë e organizimit të kësaj proteste tha për KosovaPress se me këtë formë të protestës në mënyrë paqësore do të manifestohet tërësisht refuzimi ndaj këtij regjimi antikushtet ues në mënyrë paqësor, ku edhe është bërë skenari i veprimit.